Moderna planifikon që të ndërtojë një fabrikë për të prodhuar vaksina kundër COVID-19 dhe injeksione të tjera në Kanada si pjesë e marrëveshjes me qeverinë e atjeshme. Fabrika do të ndërtohet dhe drejtohet nga Moderna dhe do të ketë pothuajse të njëjtën madhësi me fabrikën tjetër që gjendet në Norëood të Massachusetts.
Kjo fabrikë pritet të përmbushë kërkesat e Kanadasë për vaksinat kundër COVID-19, përfshirë edhe për dozat e treta nëse ajo miratohet nga autoritetet shëndetësore, dhe për vaksinat që do të prodhohen nga Moderna në të ardhmen për viruset e tjera që ndërlidhen me frymëmarrjen.
Vendndodhja e objektit ende nuk është vendosur, por zyrtarët shpresojnë që ndërtimi të përfundojë deri në fund të vitit 2024.
"Ne jemi të ngazëllyer që do ta zgjerojmë praninë tonë dhe do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë afatgjatë me Kanadanë", tha Patricia Gauthier, shefja e operacioneve kanadeze të Modernës.
Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik në Kanada rreth 20 përqind e kanadezëve e kanë marrë vaksinën Moderna, që është e dyta pas vaksinës Pfizer-BioNTech. Rreth 10 përqind e kanadezëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Moderna dhe tetë përqind janë plotësisht të vaksinuar, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.