Lajmet e fundit

Një modele ruse, ka humbur jetën e saj tragjikisht, teksa po filmohej topless nga shoqja e saj përmes telefonit.
Natalia Borodina bëhet e ditur se në ato momente sipas pamjeve të publikuara, po argëtohej përmes dritares së veturës kur dhe ka ndodhur aksidenti fatal, kur ajo është goditur në një shtyllë rruge, transmeton Klan Kosova.
Sipas Mirror, modelja Borodina u dërguar në spital por që mjekët më vonë konstatuan vdekjen e saj pas lëndimeve serioze që kishte pësuar.
35 vjeçarja ishte në pushime në Republikën Domenikane bashkë me shoqen e saj Ivanna Boirachuk nga Ukraina, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se Ivanna pas këtij rasti është arrestuar për veprën (konsumim alkooli gjatë ngasjes dhe vrasje).
Pamjet e momentit të aksidentit nuk janë transmetuar komplet pasi ato janë modifikuar për shkak të ndjeshmërisë.