Lajmet e fundit

Modelja nga Anglia, Stina Sanders, ka folur se si “lidhja e saj e ëndërrave” është shndërruar në makthin e saj.
24 vjeçarja, që jeton në Chelsea ka pasur një lidhje dashurie me një mashkull që nuk dëshrion të i’a tregojë emrin por i referohet si “Adam”.
Ajo dhe Adam ishin në lidhje për një vit e gjysmë, transmeton Klan Kosova.
“Katër muaj pas fillimit të lidhjes tonë, Adam më ka kërkuar që të jetojë më të”.
“Isha shumë e lumtur dhe do bëja gjithçka që ta bëja të lumtur”.
Modelja është shprehur që menjëherë gjithçka filloi që të ndryshojë.
Ai kishte filluar që të xhelozonte për çdo gjë, dhe e kishte ndaluar që të vazhdonte profesionin e saj.
Një ditë ajo pozoi e veshur vetëm me të brendshme dhe kjo bëri që Adam të shpërthente nga xhelozia.
“Ma theu llop-topin në dysh”.
“Më kapi për flokë dhe më zvarriti përreth apartamentit”, është shprehur modelja.
Por Sanders, nuk e ndërpreu këtu lidhjen me të dashurin e saj.
Ata e vazhduan edhe për një vit lidhjen e tyre, por gjithmonë ai u tregua shumë agresiv me të, duke e dhunuar psiqikisht dhe fizikisht modelën.
Pas një viti, që Adam e kishte gjykuar të dashurën e tij për tradhëti, modelja merr vesh që ishte pikërisht ai tradhëtari në mesin e tyre.