Lajmet e fundit

Vetëm dy muaj më parë, 18-vjeçarja Madeline Stuart nga Brisbane, Australi, foli për vendosmërinë e saj për t’u bërë një modele.
Maddy ka sindromën Down si dhe ka një krizë në zemër.
Megjithatë duke u fokusuar në shëndetin e saj dhe duke shkuar në palestër, ajo ka humbur mjaft peshë.
Ajo vendosi se ishte koha për të filluar karrierësn e saj si një modele.
Nëna e Madelines, Rosanne tha se vajza e saj donte të ndryshonte industrinë e modës: "Unë mendoj se është koha që njerëzit të kuptojnë se ata që kanë sindromën Down mund të jenë shumë sexy dhe të bukur," tha ajo për MailOnline, transmeton Klan Kosova.
Vetëm për dy muaj Maddy është shfaqur tashmë në fushatën e saj të parë për markën e palestrës Manifesta.
Misioni Manifesta është që të bëjë të gjitha gratë të ndjehen sexy: "Ne besojmë se çdo grua meriton shansin të arrijë madhështinë e saj," ka thënë një përfaqësues i markës në faqen e tyre zyrtare.
Siç ka thënë edhe nëna Rosanne: "Njerëzit me sindromën Down mund të bëjnë çdo gjë, jepuni atyre një mundësi dhe mund të shihni rezultatet."