Lajmet e fundit

Ka një fytyrë të re në skenën modelimit dhe kjo është një prej atyre që nuk duhet të injorohen.
Brenda Finn, 30 vjeçarja nga Wembley ka sëmundjen e alopecia, e cila goditi atë kur ajo ishte 14 vjeçare.
"Një natë, kur unë shkova në shtrat si normale, unë u ngrita në mëngjes dhe pashë se pjesa më e madhe e flokëve të mi kishin mbetur mbi jastëk. Unë kisha linjat e flokëve të mbetura në kokën time si një hartë” tha ajo në një intervistë, transmeton Klan Kosova.
Vetëm disa javë më vonë, të gjithë flokët e Brenda kishte rënë plotësisht. Në një përpjekje për të fshehur atë që kishte ndodhur, Brenda kishte vendosur një parukë.
Mjerisht, nxënësit e tjerë në shkollë ku ishte Brenda nuk kishin mirësi për sëmundjen e saj.
"Unë u keqtrajtova në shkollë pasi isha tullace madje nxënësit e tjerë e morën parukën time dhe e vendosën në tualet” vazhdoi rrëfimin e saj Brenda.
Pas gjashtë muajve ajo u lejua të vazhdonte arsimimin e saj në shtëpi nga Shërbimet Sociale.
Brenda më pas u arsimua në shtëpi deri në moshën 17 por ndjenja e izolimit u rrit dhe filloi të jetojë jetën pothuajse si një i vetmuar duke mos dalë kurrë nga shtëpia madje as deri në shitore.
Derisa ajo mbaroi shkollimin e saj në shtëpi, vetëm atëherë ajo gjeti dashuri dhe pranim nga të tjerët.
Pas ditëlindjes së saj të 18-të ajo edhe filloi të punojë punë të ndryshme
Brenda pastaj vazhdoi të punojë si argëtues për fëmijë në UP Butlin deri në vitin 2015, kur jeta e saj ka ndryshuar për të mirë.
"Unë pashë në Twitter një njoftim nga modelet e Diversitetit që po kërkonin indidvidë të cilët ishin të gatshëm të modelonin në një shfaqje unike”
“Më pëlqeu shumë idea dhe mendova pse most a bëjë ndonëse nuk kisha shumë pritje se do të shkojë shumë larg” tha ajo.
Pritjet e Brendas janë tejkaluar kur ajo u zgjodh personalisht nga Katie Piper të jetë një nga modelet për sfilatë ku përfshihej diversiteti”
"Shfaqja kishte për qëllim për të sfiduar sfilatat konvencionale duke përdorur modele alternative me dallime të dukshme, nga femrat me djegiet e deri tek personat me amputim” spjegoi ajo.
Pas kësaj paraqitje , Brenda u ftua nga shumë agjensione të ndryshme të modeleve derisa ajo nënshkroi me kompaninën Ugly/Rage Models që është një agjencion alternativ i modelimit.
Brenda aktualisht është duke modeluar derisa është edhe duke mbështetur dhe këshilluar njerëzit që vuajnë nga sëmundja e njejtë.