01.10.2018 · përditësuar para 2845 dite1 min lexim
Derisa po lëm pas ditët dhe verën e nxehtë të 2018-të, me të po braktisim dhe trendin e flokëve veror po ashtu.
Sipas stilistit të yjeve të njohur botëror, Chris Appleton, tashmë ka një tendencë të re të dukjes së flokëve për vjeshtën 2018-të, njofton Klan Kosova.
Ai thekson se një hulumtim në rrjetet sociale, dëshmon se trendi më i ri i flokëve është ai i quajtur ‘Glass hair’ (Flokët e qelqta).
Kjo prerje e mprehtë kërkon që të prini të gjitha bishtat e djegur, të hiqni shkallëzimin e t’i prisni flokët deri në gjatësinë e shpatullave.
Kjo, nuk ka të bëjë fare me qelqin, por më tepër një prerje e mprehtë që është e dizajnuar për t'u dukur flokët në mënyrë të përkryer të lëmuar, të butë dhe me shkëlqim - që i ngjan cilësive reflektuese të materialit të xhamit, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.