Lajmet e fundit

20 vjet më parë, modelët supozohej të përmbushnin standarde të caktuara, të jenë të gjatë, të kenë karakteristika ideale të fytyrës, të kenë forma trupore perfekte, sikur një kukull Barbie.
Por me kalimin e kohës, gjërat kanë ndryshuar. Sot, nuk mjafton vetëm të jesh i/e bukur për të qenë yll në industrinë e modës.
Modelët e ditëve të sotme duhet të jenë edhe shumë karizmatikë.
Në fakt, shumë prej tyre thyejnë të gjitha rregullat, të shkruara ose jo, të botës së modës.
Më poshtë po ju sjellim disa nga modelët më të pazakontë, nga ata që nuk ua ka marrë mendja kurrë se mund të jenë personazhet kryesore të sfilatave të markave më të njohura, e as pjesë e kopertinave të revistave më me nam.
Në fakt, ata janë shumë më shumë se vetëm yje të botës së modës, ata po e ndryshojnë botën e modës!
https://www.instagram.com/p/Bmk4cTfjrKB/?utm_source=ig_embed
Stilisti dhe modeli nga Londra ka dëshirë të impresionojë. Luke e ka kthyer pamjen e tij jo të zakonshme në një markë të vërtetë.
https://www.instagram.com/p/BfV-gHZhKCp/?utm_source=ig_embed
Modelja 19 vjeçare nga Singapori është shndërruar në një yll gjatë Javës së Modës në New York, falë paraqitjes së saj të pazakontë. Duan ishte një nga vajzat që ra më së shumti në sy gjatë sfilatës së markës Dior.
https://www.instagram.com/p/BTUKPxQgQlE/?utm_source=ig_embed
Daria është modele dhe fotografe nga Ukraina. Sot, ajo jeton në Paris dhe punon me marka shumë të njohura si Dior, Balmain dhe Rick Owens.
https://www.instagram.com/p/BjWjagkgix6/?utm_source=ig_embed
Hapësira mes dhëmbëve të parë u bë karakteristika dalluese e Becca. Kjo vajzë nuk e fsheh buzëqeshjen e saj asnjëherë dhe është shumë krenare për këtë karakteristikë të saj.
https://www.instagram.com/p/BDTJ3kMwtFk/?utm_source=ig_embed
Hunda e madhe dhe veshët e mëdhenj bëjnë që pamja e Lisas të mbahet mend, duke e bërë ata po ashtu që të dallohet mes modeleve të tjera. Së fundmi, kjo modele ka qenë në kopertinën e revistës Harper’s Bazarr dhe u bë fytyrë e Céline.
https://www.instagram.com/p/BMZuDt7hfdq/?utm_source=ig_embed
26 vjeçarja nga Britania e Madhe nuk ka turp të tregojë gjithë piklat në fytyrën e saj. Kjo vajzë përdor madje shumë rrallë grim dhe e tregon me krenari bukurinë e saj natyrale.
https://www.instagram.com/p/Bjt43LHlY_q/?utm_source=ig_embed
Kjo vajzë mund të jetë vetëm 9 vjeçare por markat e njohura në industrinë e modës e kanë vënë re paraqitjen e saj të pazakonshme.
Ne nuk kemi asnjë dyshim se e gjithë bota do ta njohë këtë modele, për pak vjet.
https://www.instagram.com/p/BjpohrrAEMf/?utm_source=ig_embed
Flokë të kuq, pikla, veshë të mëdhenj dhe vetulla pothuajse të padukshme janë disa nga karakteristikat jo shumë të zakonshme për modelet, apo jo?
Por, pavarësisht këtyre karakteristikave, Birk është bërë shumë e suksesshme në industrinë e modës. Së fundmi, ajo ka nënshkruar një kontratë me një agjenci modelimi dhe është gati ta mahnisë botën.
https://www.instagram.com/p/BhTqazzFMwY/?utm_source=ig_embed
Shitëse në botën e modës, aktiviste, gazetare dhe redaktore në British Vogue - Sinéad Burke është e sigurt se trupi i saj i shkurtë nuk është një arsye për ta refuzuar ëndrrën e saj.
https://www.instagram.com/p/Bg3l76OFXbH/?utm_source=ig_embed
Kjo modele dhe blogere amerikane është ‘pro’ bukurisë natyrale dhe lufton stereotipet etnike.
Pamja e Jessicas e ka ndihmuar atë që të bëhet një nga yjet në agjencinë e modelimit, Ëe Speak. Kjo agjenci besoj se industria e modës nuk duhet të sjellë vetëm pamje të bukura estetikisht por duhet të ngrisë zërin dhe të flasë edhe për çështje me rëndësi.
https://www.instagram.com/p/BbkomkwlY38/?utm_source=ig_embed
Kjo vajzë me vetulla të holla dhe natyrale që ka pamjen e një kukulle tashmë është pjesë e fotosesioneve për ONE Magazine, Notion and Dreamingless.
https://www.instagram.com/p/BjkQesaFcKB/?utm_source=ig_embed
Si modele me mbipeshë dhe me sëmundjen e vitiligos (humbja e pigmentimit dhe shfaqja e njollave të bardha në lëkurë), Andrea është krenare për pamjen e saj dhe ëhstë një shembull shumë i mirë se nuk ka standarde të caktuara për bukurinë ideale.
https://www.instagram.com/p/Bk7pH0HjIMI/?utm_source=ig_embed
Kjo vajzë franceze është po ashtu e njohur për hapësirën mes dhëmbëve të parë. Portfolio e Adeline përfshin fotosesione për Monki, Elle dhe Intervieë.


Modelja me sëmundjen e vitiligos (humbja e pigmentimit dhe shfaqja e njollave të bardha në lëkurë) tërhoqi gjithë vëmendjen kur është paraqitur në shoun America’s Next Top Model.
Sot, ajo punon me shumë marka dhe revista të njohura në botën e modës si Desigual, Diesel, i-D, dhe Dazed. Ajo po ashtu është pjesë e videoklipeve si Guts Over Fear nga Eminem dhe Lemonade nga Beyonce.