Lajmet e fundit

Kur mendojmë për Luftën e Dytë Botërore, gjëja e fundit që mund të na bie ndërmen është stili i veshjës.
Por, edhe pse kohë lufte gratë e asaj kohe janë kujdesur dhe kanë qepur rroba për vete dhe për njerëzit e tyre më të dashur, transmeton Klan Kosova.
Gratë britanike gjatë viteve të luftës, kujdeseshin goxha shumë për paraqitjet e tyre.
Gjinia e bukur, në atë kohë mundoheshin që me anë të veshjës të tregojnë anën tjetër të luftës.
Vendi i tyre si dhe gjithë Evropa, ishte në një kohë të vështirë mirëpo ato nuk dëshironin që lufta t’a nëpërkëmbëte identitetin e tyre.
Edhe ato gra të cilat ishin bashkuar ushtrisë në luftë kundër Gjermanisë, kujdeseshin mjaftë shumë për veshjen e tyre.
Më poshtë mund t’i shihni disa foto të veshjeve të grave në atë kohë.