Lajmet e fundit

Në Kolegjin ISPE për një ligjëratë këtë të enjte ishte zëvendëskryeministri nga PDK-ja Hajredin Kuçi.
Atë studentët e pyetën se kujt po i konvenon mocioni i mosbesimit kundër qeverise, për te cilën Kuçi dha një përgjigje interesante.
“PDK, ka politika të ndara, por zakonisht PDK i merr iniciativat të tjerët i shkojnë mbas” ka thënë Kuqi.
Tutje zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, tha se Kosova nuk do ti bashkohet idesë për një union të përbashkët doganor në Ballkan.
Hajredin Kuçi pos tjerash foli edhe për kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës, për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ku tha se nëse Kuvendi vendosë për një gjë të tillë, ekzekutivi do ta respektojë.
Kronikë nga Dibran Istrefi