Lajmet e fundit

Tetë takime të komisioneve parlamentare u zhvilluan ditën e mërkurën, ndërsa shtatë mbledhje të tilla në kuvend u mbajtën edhe një ditë më parë.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, thotë se intensiteti është rritur pas miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Sipas saj kjo çështje kishte determinuar agjendën e kuvendit në raport me miratimin e ligjeve.
Në anën tjetër kryetarja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu nuk po pajtohet me këtë dinamikë. Ajo po vlerëson se kuvendi ka mbetur prapa në procesin e miratimit të ligjeve dhe kështu rrezikohet që ato të bëhen "shkel e shko".
Kronikë nga Vullnet Krasniqi