Lajmet e fundit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim kompanitë anëtarë të Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Pasi falënderoi Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë për bashkëpunimin, ministrja Reshitaj prezantoj prioritet e ministrisë që drejton, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së mjedisit, menaxhimi i duhur i mbeturinave, rregullimi shtretërve të lumenjve, mbrojtja e burimeve ujore, trajtimi i ujërave të zeza, krijimi i një planifikimit të duhur hapësinor, mbrojtja e trashëgimisë kulturore etj.
Nga ana tjetër kryetari i Odes Ekonomike Amerikane Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e tij dhe të bizneseve-anëtare të kësaj ode për të kontribuar në krijimin e një mjedisi sa ma të pastër.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse prezantuan projektet e tyre që lidhen me politikat mjedisore duke u nisur nga përdorimi i veturave elektrike dhe hibride, investimi në krijimin e zonave të gjelberta, e projekte të ngjashme.
Në fund të takimit pjesëmarrësit u dakorduan për realizimin e projekteve të përbashkëta që do të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe mjedisit në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.