Lajmet e fundit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ka dënuar hedhjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e Kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Murat Meha duke e cilësuar këtë si akt të papranueshëm.
Përmes një komunikate ata kanë thënë se aktet e tilla nuk i kanë hije Kosovës dhe nuk janë forma për zgjidhjen e problemeve. MMPH cilëson se askush nuk ka të drejtë të del mbi ligjin dhe të cenojë integritetin personal dhe familjarë të askujt. Kosovës më shumë se kurrë i duhet besimi në institucionet e shtetit e veçanërisht në ato të sigurisë, drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.