Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka lansuar projektet në fushën e sigurisë njerëzore, përkatësisht projektet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë konferencë janë nënshkruar janë kontratat, të cilat do të implementohen nga 19 organizata joqeveritare.
Ministri Kujtim Gashi tha se projektet kanë për qëllim vetëdijesimin e të rinjve kosovarë, në mënyrë që ata të mos bien pre e radikalizmit dhe ekstremizmit.
Gashi u ka bërë thirrje organizatave që të marrin me seriozitet implementimin e këtyre projekteve.