Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport vlerëson se programi më i ri qeveritar “Arti në shkolla” po sjell plot energji, mundësi e kreativitet artistik te nxënësit e shkollave në të cilat po pilotohet.
Sipas MKRS-së, “Artisti në klasë” është një nga pikat e tij më të veçanta, ku fëmijët po zgjerojnë njohuritë për operën, instrumentet muzikore, shfaqjet teatrale e aktrimin, pikërisht nga personat që ushtrojnë këto profesione, njofton Klan Kosova.
Aktivitetet po udhëhiqen nga artistë dhe ekipi profesional i institucioneve qendrore të kulturës.
“Rrugëtimi i programit ka vazhduar me një koncert në Shkollën e Muzikës, që u mbajt nën udhëheqjen e Operës së Kosovës dhe Korit Okarina. Koncerti u dha për rreth 200 nxënës të katër shkollave fillore ‘Selami Hallaçi’ dhe ‘Sadullah Brestovci’ nga Gjilani, ‘Ibrahim Uruçi’ nga Bresalca dhe ‘Skënderbeu’ nga Përlepnica. Koret performuan pika të ndryshme artistike, pjesë operistike nga autorë shqiptarë e kryevepra botërore”.
Tutje, MKRS shton se përmes praktikave të tilla krijuese në kuadër të këtij pilot programi, po sigurohet që brezi i ardhshëm të marrë një arsimim të plotë që përfshin artet.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.