Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit.
Me këtë rast, do të mbështeten financiarisht projektin për “Renovimin e Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë” në vlerë prej 26 mijë euro, “Renovimin e Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër” në vlerë prej 50 mijë euro si dhe ai për "renovimin e Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë” në vlerë prej 30 mijë euro.
Ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Shala tha se këto investime që po bën MKRS-ja, realizohen me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, për krijimin dhe përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për artistët dhe njerëzit që merren me kulturë.
Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Gjilanit, duke ua mundësuar të interesuarve për kulturë të kenë hapësirat e nevojshme për të kryer aktivitete të shumta në fushën e kulturës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.