Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Obiliq”.
Ky projekt është një investim kapital i kësaj ministrie dhe vlera e tij është 920 mijë euro, ndërsa realizimi i projektit do të bëhet në periudhën 2016-2017. Në këtë projekt, MKRS-ja investon 910 mijë euro, ndërsa Komuna e Obiliqit merr përsipër të investojë 10 mijë euro, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.