Lajmet e fundit

Në fshatin Koretin të Kamenicës një mashkull ka gjetur disa mjete të pashpërthyera.
Pas dhënies së informatës, njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin në mënyrë të kontrolluar të tetë granatave të dorës, transmeton Klan Kosova.