Lajmet e fundit

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer në fshatin Shtedime të Podujevës.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident, transmeton Klan Kosova.