Lajmet e fundit

Policia kufitare ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në Han të Elezit.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetin e dyshuar predhë të pashpërthyer G-1, prodhim jugosllav, në mënyrë të kontrolluar, transmeton Klan Kosova.