Një mjet shpërthyes është detonuar afër ambasadës amerikane në Pekin, kanë njoftuar zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC, njofton Klan Kosova.
Nga kjo ngjarje, që ka ndodhur në ora 6:30 (me kohën tonë) nuk ka pasur të lënduar kanë njoftuar nga policia kineze, menjëherë pas detonimit të mjetit.
Aktivitetet normale janë kthyer në Ambasadë dhe përsëri janë formuar rreshta me njerëz që kërkojnë viza për në SHBA.
Një ngjarje tjetër e çuditshme kishte ndodhur disa orë para se të gjendej mjeti shpërthyes; një grua kishte provuar ta hedhë vetën në erë.
Ende nuk është bërë e qartë nëse dy ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.