Lajmet e fundit

Një kirurg britanik, gjatë një operacioni në mëlçi, ka shkruar inicialet e tij në organin e pacientit.
Simon Bramhall, 48 vjeç nga Britania, përdori gaz argon për të shkruar inicialet “SB” në mëlçinë e pacientit fatkeq.
Këtë bëmë të kirurgut e zbuloi një mjek gjatë një tjetër operacioni tek pacienti në fjalë.
Kirurgu është pezulluar menjëherë nga puna, ndërsa pritet që të zbulohen rrethanat dhe arsyet e këtij episodi të çuditshëm.