Lajmet e fundit

Fëmijët, banorë të lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës e dinë se të mërkurave mjeku do të vij për ta.
Megjithatë, në këtë Qendrën e Mjekësisë Familjare në veri të Mitrovicës Rrahim Merovci, nuk është i obliguar të vij.
Por ky, nuk mungon këtu të mërkurave, ani se vjen vullnetarisht
Merovci që punon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicën Jugore ka një arsye pse nuk e braktisi Veriun që nga paslufta.
E kjo punë vullnetare e pediatrit po u ndihmon goxha shumë banorëve të pakët shqiptar të kësaj lagjje.
Merovci e stafi i kësaj ambulante kujtojnë edhe momente rreziku në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe .
Por sipas Merovcit, kjo qendër mjekësore ka nevojë për shërbime shtese.
Edhe në këto kushte këtu shërbime mjekësore marrin edhe serbët e zonws
E krahas punës vullnetare në një mjedis pasigurie, në këto zyre nuk mungojnë simbolet kombëtare.
Kronikë e Vullnet Krasniqit.