Tre persona (babai me dy djem), janë plagosur mbrëmjen e sontme në Pejë.
Mjeku kujdestar në spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve.
Ibraj deklaroi se njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
“Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, tha ai për Indeksonline transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.