Lajmet e fundit

Sipas mjekut Richard Smith, vdekja nga kanceri është “vdekja më e mirë” dhe të gjithë duhet të ndalen dhe “të mos shpenzojnë miliarda duke tentuar ta shërojnë”.
Ish redaktori i mjekësisë në gazetën British Medical, u shpreh se kanceri u’a lejon njerëzve që tu thojnë lamtumirë njerëzve të dashur dhe të përgatiten për vdekjen dhe sipas tij kjo është më e preferueshme se sa vdekja e papritur.
“Mund të thuash lamtumirë, të reflektosh për jetën tënde, të thuash fjalën e fundit, të vizitosh vendet për herë të fundit, të dëgjosh muzikë, të lexosh poema dhe të përgatitesh varësisht prej besimit tënd që të takohesh me krijuesin”, ka shkruar Smith në një artikull.
Sipas tij kjo mënyrë është mënyra më romatike për të vdekur.