Lajmet e fundit

Një nga fëmijët, me emrin Joey, tha se ai tashmë mund të vazhdojë jetën i qetë pasi kuptoi pëfundimisht se Karbaat ishte babai i tij.
"Pas një kërkimi prej 11 vjetësh mund të vazhdoj jetën time. Jam i kënaqur që më në fund kam qartësi", tha ai për median holandeze NOS.
Tim Bueters, avokati që përfaqësonte 49 fëmijët, tha se ishte i kënaqur me rezultatin e çështjes pas disa vjetësh pasiguri.
"Kjo do të thotë se ka qartësi përfundimtare për fëmijët" deklaroi Bueters.
Karbaat u dërgua për herë të parë në gjykatë në vitin 2017 nga një grup fëmijësh që erdhën në jetë pas mbarësimit në klinikën e tij dhe prindërve të tyre mbi dyshimet se ata kishin lidhje.
Të dhënat dhe gjësende u konfiskuan nga shtëpia e Karbaat pas vdekjes së tij në prill të 2017'ës në moshën 89 vjeçare.