Lajmet e fundit

Personat që i besojnë mitet kundër vaksinimit janë “plotësisht gabim”.
Kështu është shprehur një mjeke e njohur në Britani, profesoresha Dame Sally Davies.
Ajo ka thënë se vaksinimi është i sigurt dhe u është administruar miliona fëmijëve në mbarë botën, mirëpo aktualisht marrja e vaksinave është në rënie.
Në Londër, 87% e fëmijëve marrin dy doza të vaksinave megjithatë targeti është 95%.
Mjekja bëri thirrje për të gjithë prindërit nëpër botë që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe të injorojnë, siç i quajti ajo, lajmet e rreme nëpër rrjetet sociale.
Komentet e saj vijnë në 30 vjetorin e shfaqjes së vaksinës MMR në Britani.