Lajmet e fundit

Mjekët kanë kërkuar nga Janet Jackson që të kalojë disa ditë pushimi.
Këngëtarja 50 vjeçare aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Wissam Al Mana, dhe një burim ka thënë për E! News, se ajo tani është nënë urëdhat e mjekut për të pushuar, deri sa të vijë në jetë fëmija, transmeton Klan Kosova.
Disa burime kanë treguar se Janet kohëve të fundit kishte disa komplikime të vogla, po që nuk ishin për t’u shqetësuar.
Deri më tani, shumë detaje rreth shtatzënisë së saj janë mbajtur fshehtë. Në muajin maj, E! Neës ka raportuar se Jackson ishte duke u përgatitur për të filluar një familje, pas një njoftimi që erdhi një muaj pasi mjekët e urdhëruan atë të shtyjë turneun e saj botëror “Unbreakable”.
Në atë kohë, një burim tjetër tha se Janet ishte në tremujorin e dytë të shtatzënisë së saj dhe se ajo dhe burri i saj kishin punuar me një specialist të fertilitetit për një kohë të gjatë.