Lajmet e fundit

Interesimi i mantelbardhëve për t’u imunizuar me vaksinën amerikane-gjermane, është i madh.
Andaj, edhe pritjet janë të gjata në qendrën kryesore të vaksinimit "1 tetori", për t'u imunizuar me Phizer, ndaj edhe fluksi është i madh, krahasuar me vaksinën AstraZeneca.
E, këtë e tregojnë më së miri edhe shifrat.
"Në total për tri ditë që ka rinisur vaksinimi e deri më tani janë vaksinuar 1900", deklaroi menaxheri i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, edhe nga mantelbardhët e pohojnë se kanë besim më të madh në këtë kurë, për shkak se është prodhim amerikan.
Veçse, kjo përparësi shtesë që ju dha stafit shëndetësorë për imunizim, për të moshuarit që po vijnë tek "1 tetori " më shpresën për të marrë këtë vaksinë, po e cilësojnë si diskriminim.
Edhe Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, lidhur me këtë çështje ia ka adresuar një reagim Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
"Ne e kemi konsideruar disi diskriminuese që personeli shëndetësor me qenë i privilegjuar për me zgjedh vaksinën, Astrazenca ose Phizer, kurse qytetarët me vdek në mungesë të kësaj vaksine", tha Besim Kodra nga PRAK.
Nga MSH thonë se pa u imunizuar shtylla kryesore, nuk mund të kalohet në të tjera.
MSh bëri me dije se më shumë se 2/3 e dozave te para te vaksinës AstraZeneca u janë dhënë kategorive të tjera te popullatës, teksa thanë që në ditët në vijim pritet të vijnë edhe më shumë doza të vaksinës anti COVID-19.
https://www.youtube.com/watch?v=S_OPllz0uQ4&t=18s