Lajmet e fundit

Mjekët gjermanë kanë folur kundër propozimit që azil-kërkuesit e rinj t’iu nënshtrohen testeve mjekësore për përcaktimin e moshës së tyre.
Asociacioni Mjekësor Gjerman (Bundesärztekammer), tha që kontrollet janë të gabuara etikisht, si dhe janë të pambështetshme.
Politikanët konservativë kishin thirrur për mbajtjen e këtyre testeve, si ato të rëntgenit, në mënyrë që të sigurohen se migrantët e rinj nuk po gënjejnë se janë nën moshën 18 vjecare, në mënyrë që t’i shmangen deportimit.
Kjo kërkesë kishte ardhur pas vrasjes së një vajze që supozohet të jetë kryer nga një migrues afgan.
Ajo ishte vrarë me thikë kuzhine jashtë një dyqani në Kandel, javën e kaluar.
Refugjati afgan, që thotë se ka 15 vjet po aq sa kishte vajza, akuzohet se e kishte sulmuar atë pasi që ajo e kishte ndërprerë lidhjen me të.
Pas vrasjes, babai i vajzës kishte thënë për të dyshuarin se nuk ka mundësi që t’i ketë vetëm 15 vjet, duke shpresuar se përmes procesit do ta dinë moshën e tij të vërtetë.