Lajmet e fundit

Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit së bashku me disa mjek nga Kosova e vende të tjera, shpalosën idetë e tyre në lidhje me luftimin e kancerit.
Kryetarja e TKKK-së, Suzana Manxhuka, mes të tjerash tha se për ta parandaluar kancerin, ushqyerja e shëndetshme është mënyra më e mirë e mundshme.
Kurse sipas onkologes, Emine Disha, kjo sëmundje më së shpeshti në Kosovë prek personat më të moshuar.
Të gjithë mjekët u pajtuan që kjo sëmundje mund të shërohet nëse fillon të mjekohet me kohë.
Kronikë nga Rehjane Selimi.