Lajmet e fundit

Të gjitha gratë dëshirojnë të kenë flokë të bukura që e bëjnë atë të ndihet dhe poashtu të duket bukur.
Shumica prej tyre mendojnë se duke përdorur produkte të ndryshme e të shtrenjta për flokët, do të rikthejnë bukurinë e flokëvë të tyre.
Por kjo është gabim. Sepse shumica e këtyre produkteve, pavarësisht markës e çmimit përmban shumë kemikalie që mund të shkatërrojnë flokët tuaj.
Ndoshta disa prej tyre mund të ndihmojnë në pamjen më të mirë të flokëvea tuaj, por mund të kenë efekte të tjera anësore shumë negative.
Por ne kemi vendosur të ju sjellim një solucion natyral që do të bëjë flokët tuaja më të forta dhe më të bukura, për shumë kohë.
Madje kjo maskë natyrale me përbërës që gjenden në pothuajse secilën shtëpi përpos që do të forcojë rrënjën e flokëve tuaj, do të parandalojë rënien e tyre, do të largojë zbokthin dhe do të largojë flokët e dëmtuara, transmeton Klan Kosova.
Kjo maskë është e përshtatshme për secilin lloj të flokëve por rekomandohet për personat që kanë flokë të dobëta.
Përbërësit
1 lugë çaji kanellë
Gjysmë filxhani vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë
Si ta përgatisni këtë maskë?
Vendoseni vajin e ullirit në një tigan dhe lëreni të nxehet. Më pas largojeni nga shporeti, dhe nga tigani hidheni në një enë.
Në enë shtoni edhe kanellën dhe mjaltën. Përzieni të gjithë përbërësit duke përdorur një lugë dhe maska juaj është gati.