29.07.2018 · përditësuar para 2925 dite1 min lexim
Katër zhytës kanë mbetur të lënduar gjatë garës së kërcimit në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
Zhytësit janë lënduar pasi kanë rrëshqitur nga guri dhe më pas të njëjtit i ka marrë vala.
Tre nga ta janë liruar nga spitali, ndërsa njëri nga ta ka pasur lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar njëri nga zhytësit e lënduar, Liridon Ahmeti.
Ai ka thënë se pasi kanë rënë në ujë, janë lënduar në gurë të tjerë dhe kanë marrë gërvishtje të trup.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ndonëse e ka konfirmuar rastin, nuk ka dhënë më tepër detaje për lëndimin e këtyre zhytësve.
https://youtu.be/e-S8iEP44-g
https://www.youtube.com/watch?v=lDprn8LVO7E
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.