20.11.2016 · përditësuar para 3542 dite1 min lexim
Një mjet shpërthyes, ndoshta një granatë dore, është hedhur në natën në mes të shtunës dhe të dielës pranë Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Shpërthimi ndodhi rreth një orë pas mesnate në rrugën “Filip Visnjiq”, por nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.
Ndërtesa e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ku ka ndodhur shpërthimi, është afër Gjykatës dhe në Stacionin e Policisë.
Shefi rajonal i Operacioneve të Policisë, Zhelko Bojiq, ka thënë për Tanjug se hetimi është duke u kryer dhe janë mbledhur disa prova materiale në bazë të së cilave mund të supozohet se shpërthimi ka ardhur nga një granatë dore.
Bojiq ka treguar se ende nuk kanë të dyshuar për këtë rast, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.