Lajmet e fundit

Nxënësit e Shkollës së mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, kanë mbajtur të hënën orët e mësimit në objektin e ri, të ndërtuar në lagjen Bair.
Ata deri në këtë periudhë mësimet i kanë mbajtur në objektin e shkollës teknike, ku njëkohësisht mësimet i mbanin edhe nxënësit e kësaj shkolle, njofton Klan Kosova.
Objekti i ri i dedikuar për shkollën e mjekësisë, është financuar nga Ministria e Arsimit, kishte filluar së ndërtuari para shtatë vjetësh, por punimet nuk kishin përfunduar deri tash.
Ndonëse ishin dhënë disa herë afate për kryerjen e punëve, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
Nxënësit e shkollës, prindërit dhe arsimtarët e tyre, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kishin protestuar për shkak të vonesave të pajustifikueshme.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte intervenuar disa herë në Ministrinë e Arsimit, por situata nuk kishte ndryshuar.
Edhe në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ai kishte kërkuar me këmbëngulje që punët të përfundojnë brenda dy javësh, gjë që edhe ndodhi këtë të hënë, thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.