Lajmet e fundit

Një person dje në Mitrovicë ishte lënduar për shkak se derisa ishte duke punuar ishte zënë nga shembja e dheut.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se: Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë gërmimit-hapjes së kanalit për kanalizim nga shembja e dheut është zënë dhe ka pësuar lëndime trupore.
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.