Lajmet e fundit

Policia në Mitrovicë ka konfiskuar një pistoletë, pasi ka marr informacione nga qytetarët se një person posedonte armë.
“Sipas informacionit të dhënë thuhej se në zonën e ‘Tunelit të parë’ në Mitrovicë në një kafiteri një person posedonte armë brezi”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Policia njoftojnë se fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht lokalit ku dyshohej se mund të ndodhej i dyshuari në posedim të armës.
“Mbi bazën e informacionit i dyshuari kishte dalë jashtë lokalit njësitë policore që ishin në kërkim të tij kanë identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin G. D. 20 vjeçar, ku nga i njëjti ka konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, për të cilën armë nuk posedonte leje”.
Pas procedurave intervistuese, prokurori i rastit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim i paautorizuar i armës’.