Në Mitrovicë sot është bërë hapja e qendrës së thirrjeve IQ to Link.
Drejtori i kësaj kompanie Jens Rechenbach, deklaroi se hapja e kësaj qendre do të ndihmojë sadopak në uljen e papunësisë në Kosovë.
Ai shtoi se është i kënaqur me kushtet qe i janë ofruar në këtë vend për të investuar me kompaninë e tij, njofton Klan Kosova
Ndërsa bëri me dije se nuk do të ndalet me kaq dhe se qendra si kjo e thirrjeve do të hapen edhe në qytetet tjera të Kosovës.
Këtë ngjarje e përshëndeti edhe ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets, e cila tha se investimet si këto i duhen më së shumti këtij vendi dhe se shpreson që situata politike në Kosovë, të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë që proceset në fusha të ndryshme të vazhdojnë e të mos ngecin.
Hapjen e kësaj qendre e përshëndeti edhe ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.
Ai deklaroi se investitorëve gjerman iu kanë ofruar ndihmë të pa kursyeshme në hapjen e kësaj qendre dhe se do të vazhdojnë të përkrahin projekte të tilla, njofton Klan Kosova.
IQ to Link momentalisht ka qendrën e saj të thirrjeve në Prishtinë, Prizren dhe tash në Mitrovicë dhe ka të punësuar rreth 400 punëtorë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.