Lajmet e fundit

Në Mitrovicën Veriore ka filluar të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet për kryetar komune.
Në këtë komunë janë shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime, ku të drejt vote kanë 23,313 qytetarë, njofton Klan Kosova.
Mitrovica e Veriut është pa kryetar komune që nga muaji qershor, kjo pasi ish-kryetari i kësaj komunë Goran Rakiq, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.
Kandidatë për kryetar komunë atje janë Milan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi PDK, Erden Atiq VV dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur.