Që nga ora 07:00 deri në 19:00 në Mitrovicën e Jugut janë gjobitur 93 persona për mosrespektim të masave anti-pandemi.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
"Njësitet policore në kuadër të Drejtoriisë Rajonale Mitrovicë-Jug, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me zbatimin e masave kundër COVID-19. Sot në intervalin kohor 07:00--19:00, policia ka shqiptuar 93 gjoba. Të gjitha këto në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë".
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.