Lajmet e fundit

Në “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”, Ambasada Turke në Kosovë dhe kontingjenti i KFOR-it turk në Kosovë, kanë dhuruar 20 karroca për pjesëtarët e HANDIKOS-it në Mitrovicë.
Ambasadorja Turke Kivilcim Kilic, këtë rast ka thënë se ky donacion i shtetit turk për këtë kategori të qytetarëve, nuk është donacioni i vetëm pasi që do të shikohen mundësitë për mbështetje në forma të ndryshme të kësaj dhe kategorive tjera të qytetarëve të Kosovës.