Lajmet e fundit

Tmerri i masakrës që ndodhi më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 ku u vranë 10 shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën në veri të Mitrovicës nga serbët e ashtuquajtur roje të urës u kujtua sot me një ekspozitë.
Por, fajtorët nuk u dënuan asnjëherë.
Angazhim për drejtësi u premtoi kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti i cili ishte prezent në këtë ekspozitë me rastin e 20 vjetorit të kësaj masakre.
Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Fazliu.
KUJDES: Pamjet e kronikës mund të jenë të rënda, prandaj nuk rekomandohen për fëmijë dhe njerëz me shëndet të ligë.