Lajmet e fundit

Po bëhet gati një muaj që një barrierë e re zuri vend mes veriut e jugut të qytetit.
Me murin e ngritur nga serbët, janë të pakënaqur qytetarët shqiptarë të kësaj ane.
Këtë ndjesi po e shfaqin edhe në mbledhjen e thirrur nga qeveria komunale ku kjo e fundit ka për të raportuar për punët e kryera në vitin 2016, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, për vendosjen e pengesës këta qytetarë fajtor po lënë pushtetin qendror.
Mitrovicasit nga jugu i qytetit, që komunës iu përgjigjën në numër të vogël, shpalosën edhe tjera halle që kanë.
Ankesave të tyre iu përgjigj, nënkryetari Faruk Mujka, i emëruar rishtas falë marrëveshjes që Vetëvendosje e arriti më AKR-në
Në mungesë të kryetarit, Agim Bahtir, Mujka i prezantoi edhe disa prej të arriturave të ekzekutivit, që deri vonë u bashkqeverisë nga koalicioni AKR - LDK. Veçoi situatën e qetë sigurisë.
Para qytetarëve u shfaqën edhe drejtorët, por asnjëri prej tyre nuk pati përgjigje për ta.
Kronikë nga Mejreme Gashi.
https://www.youtube.com/watch?v=abhc60aHQx0&feature=youtu.be