Lajmet e fundit

Një person nga Mitrovica, 44 vjeçar, është arrestuar pasi që kishte sulmuar zyrtarët e policisë teksa ata po e kryenin detyrën zyrtare.
Raportohet se rasti ka ndodhur në rrugën “Briga 141”, në kohën kur autoritetet e rendit po kryenin kontrollet rutinore të trafikut rrugor.
Policia i ka kërkuar të dyshuarit që t’ua dorëzojë dokumentet për verifikim, por ai ka refuzuar duke i shpërfillur urdhrat e policisë, dhe më pas i ka sulmuar fizikisht policët.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.