As shtëpia e një kryefamiljari në Mitrovicë nuk shpëtoi nga vërshimet që përfshijnë vendin këto ditë.
I njëjti për redaksinë e Klankosova.tv tha se shtëpisë së tij në lagjen "2 Korriku" i ka hyrë uji dhe nuk ka qenë e mundur të jetojë aty me gruan dhe fëmijët.
E si pasojë, ai është detyruar të shkojë të banojë përkohësisht te shtëpia e vëllait.
Por i njëjti ankohet se tashmë disa ditë Komuna e Mitrovicës nuk ka ndërmarrë asgjë për ta.
Ndërkohë që të tjerët janë ndihmuar dhe strehuar, halli i tij dhe i familjes, sipas tij ka mbetur pa zgjidhje./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.