Lajmet e fundit

Pa u bërë gjashtë muaj të këtij viti, në Mitrovicë u raportuan 3 raste të dhunimit të vajzave të mitura.
Për të njëjtën periudhë kohore në polici u denoncuan edhe dy raste të sulmeve seksuale.
Kjo shkaktoi pakënaqësi tek një grup i vajzave të cilat protestuan të mërkurën para komunës së Mitrovicës. Marshit iu bashkua edhe kreu i këtij qyteti, Agim Bahtiri dhe u nisen bashkë para gjykatës.
Por, atje protestueset kërkuan një përgjigje nga Bahtiri, të cilën nuk e morën. Ai ua dha vetëm këtë buzëqeshje. E para medieve tha se bëri shumë për këto raste.
Kronikë e gazetares Qendresa Tershana.