Lajmet e fundit

Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, kanë organizuar një program për mësuesit, me rastin e festës së 7 marsit, njofton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje, e cila është zhvilluar në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovice, pjesëmarrës ishte edhe i pari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Gjatë fjalimit të tij Bahtiri tha që mësuesit kanë dhënë shumë për vendin.
“Me plot sakrificë ju nuk jeni ndalë. Në kohen e okupimit keni mësuar nëpër shtëpi private, nuk jeni ndalë. Keni mësuar edhe politikanët që ta duan atdheun e të mos punojnë për grupe politike. Bëj ftesë qe o sot o kurrë të bashkohemi në fjalët tuaja e mësimet tuaja, qe ta duam atdheun” ka thënë Bahtiri.