Lajmet e fundit

Deri në fund të këtij vitit Mitrovica pritet të bëhet me Mamograf, aparat ky i cili iu mundëson grave të diagnostifikojnë kancerin e gjirit falë angazhimit të organizatës jo qeveritare nga Mitrovica “ Mundësia”.
Drejtoresha e kësaj organizate Hasime Tahiri Hasani, tha se deri më tani kanë arritur të grumbullojnë fonde rreth 30-të mijë euro nga vullnetarët të cilët janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë.
Nga mamografi do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë edhe femrat e rajonit të Skenderajt dhe Vushtrrisë, njofton Klan Kosova.