Lajmet e fundit

Qytetarët e Komunës së Mitrovicës, janë ftuar që të protestojnë paqësisht kundër ngritjes së shtatores së “Car Llazarit” dhe ndërtimin e “Luginës së Diellit” ku parashihet të jetojnë serbët e kthyer në Kosovë.
Mitrovicasit janë thirrur t’i bashkohen protestës të dielën pranë Urës së Ibrit në Mitrovicë rreth orës 16:00 pasdite.
“Protesta gjithëpopullore do t’i ketë këto kërkesa: Heqja e bustit të kriminelit "Car Llazari", Ndalimi i punimeve në Lagjen "Lugina e Diellit", Kthimi i 11.500 qytetarëve Shqiptarë në shtëpitë e veta në pjesën Veriore të Mitrovicës dhe përgjegjësia për 11 viktimat e vrara nga Oliver Ivanoviqi po atë natë, heqja e "Parkut të Paqes" nga Ura e Ibrit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës.