Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, bashkë me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, inspektuan punimet në shtigjet e atletikës në Stadiumin “Adem Jashari”, rregullimin e tribunave, zhveshtoreve dhe sanimin e pjesëve të djegura të stadiumit “Riza Lushta” dhe investimet në palestrën e sportit “Minatori” në qytetin e Mitrovicës.
MKRS-ja në projektin e shtigjeve të atletikës dhe sistemin e ujitjes së fushës së stadiumit olimpik “Adem Jashari” ka investuar afër 400 mijë euro, ndërsa stadiumin e “Riza Lushtës” ka investuar 150 mijë euro,
Shala e vlerësoi ecurinë e punimeve në këto dy projekte si nga dinamika e punës ashtu edhe si cilësi. Rregullimi i shtigjeve të atletikës paraqet një rëndësi për atletët e Kosovës ku ata do të kenë mundësi të zhvillojnë garat dhe aktivitet e tyre.
Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit po ashtu e vizitoi palestrën “Minatori” e cila është në fazën e përfundimit dhe do të jetë funksionale në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, theksoi se me marrjen e detyrës për drejtimin e MKRS-së nga ministri Shala, gjërat kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë për të mirë, transmeton Klan Kosova.