Lajmet e fundit

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka nënshkruar kontratat me gratë fermere që kanë përfituar nga projekti i subvencionimit të veprimtarive bujqësore.
Bahtiri i përgëzoi gratë përfituese për punën e tyre të palodhshme dhe i garantoi ato se komuna do t’i përmirësojnë kushtet për veprimtaritë bujqësore, në mënyrë që gratë të zgjerojnë kapacitete e tyre prodhuese e përpunuese dhe të gjenerojnë vende të lira të punës.
Ai shtoi se suksesi i këtyre grave fermere do tu shërbej si motiv grave të tjera për tu marrë me veprimtaritë e ndryshme bujqësore, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.